Një 72-vjeçar është gjendur i pajetë në një kanal anës rrugës, në fshatin Pojan të Maliqit.
Sipas burimeve, mësohet se viktima konsumonte alkool dhe mund të ketë qenë i dehur kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e humbjes së jetës.