Në lidhje me reformën zgjedhore ka reaguar edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Sipas Ambasadorit e rëndësishme është marrja parasysh e kërkesave dhe rekomandimeve të të OSBE-ODHIR dhe konsensusi mazhorancë-opozitë.
“Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE-ODHIR që mendoj se është normale, për ne ky mision ka patur disa rekomandime dhe është normale që të ketë reagim për to dhe ju duhet ta bëni këtë reformë nëpërmjet një dialogu politik konstruktiv. Kjo është mbi të gjitha, të funksionojë demokracia parlamentare dhe mendoj se reforma elektorale është një nga ato raste kur duhet kontributi i të gjithëve, mazhorancës, opozitës, i të gjithë faktorëve, duhet të gjendet ky bashkëpunim”, u shpreh ai.
Ambasadori i BE-ë e ka komentuar këtë çështje nga Gjirokastra ku ai ishte i pranishëm në takimin e hapjes së projektit “BE për ekonominë qarkulluese -menaxhimi rajonal i mbetjeve për zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër-Vlora e Jugut”.