Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur se është kundër krijimit të Asociacionit . Gjatë intervistës me Kushtrim Sadikun në “Politico”, Walker tha se nuk e përkrah krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nuk jam në favor të Asociacionit të bashkësisë së komunave serbe, si ç nuk do të isha në favor të një Asociacioni të komunitetit rom apo egjiptas. Sepse mendoj që pas luftës të vitit 1999 komuniteti ndërkombëtar do të vinte këtu dhe do të përpiqej që të bënte gjithçka qe është e mundur për të sjell pajtimin mes shumicës shqiptare dhe pakicave të tjera. Për të krijuar këtë Asociacioni sipas meje shkon në drejtim tjetër, sepse njerëzit identifikohen nga etnia e tyre dhe mendoj se është plotësisht në kundërshtim për t’i bashkuar njerëzit pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, ka thënë Walker.
Gjithashtu ambasadori Walker tha se nuk e kupton insistimin e BE-së në këtë çështje.