Një automjet i dytë është ndjekur nga grupi hetimor pasi dyshohet se ka ndjekur përgjatë ditës që iu bë atentati Zamir Kalemit. policia posedon pamjet e mjetit i cili është gjurmuar pas dëshmisë së Kalemit ku dyshohet se është i njëjti që ka larguar nga vendngjarja 4 autorët.
3 nga autorët kanë qenë në makinën “Nissan” dhe njëri ka qenë duke i pritur për ti larguar pas djegies në Berzhitë.
Hetuesit kanë mundur të sigurojnë pamje me vlerë në të dyja vendngjarjet, edhe në Selitë edhe në Bërzhitë ku u dogj mjeti. Makina e dytë është parë në një karburant brenda Unazës së Madhe të Tiranës. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë edhe drejtimin e automjetit që largoi agresorët pas djegies së makinës dhe po punohet për gjurmimin e saj.
Gjithashtu po kontrollohen me vëmendje nga policia pamjet e kamerave ditën e atentatit për të verifikuar nëse objektivi është ruajtur më para. Çdo provë pritet që t’i dërgohet Kalemit për të parë nëse ai është ndjekur nga ndonjë prej të dyshuarve. Policia ka hasur vështirësi në bashkëpunim pasi të vetmet detaje që 40-vjeçari ka dhënë kanë qenë lëvizjet e asaj dite që kanë shërbyer për hapje kamerash.