Eljo Hato arriti që të shpëtonte edhe njëherë nga duart e policisë. Në orët e para të ditës së hënë në shtëpinë vëllait të tij në Shtoj të Vjetër RENEA dhe FNSH zbarkuan pasi kishin informacion se ishte fshehur aty.
Qentë nuk i lanë efektivët që të futeshin. RENEA qëlloi dhe vrau njërin prej tyre. U fut brenda, por Eljo Hato nuk ishte.
Por kush është Eljo Hato?
Ai është një person me rekorde të shumta kriminale, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt. Elton Hato fillimisht u akuzua se ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol”, u arrestua nga policia, por më pas disa kohësh u la i lirë.
Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç dyshohet dhe u akuzua se nën efektin e alkoolit ka vrarë moshatarin e tij Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Mollën pas një sherri banal.
Në 2015-ën pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato u akuzua se porositi vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.
Por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë. Ai është në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
“Hipën në majë të murit”! Vëllai i Hatos: RENEA më terrorizoi fëmijët, vrau qenin