-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Jong Un braktis bashkimin me Korenë e Jugut, do e shpalli “armik kryesor”

Kryesoret

Lideri Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundshëm, dhe që duhet ndryshuar Kushtetutën për ta shpallur atë “armik kryesor”.

Media shtetërore KCNA raporton se në deklaratën e Kim ai ka thënë se tri organizatat që merren me çështje të bashkimit duhet të mbyllen.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të përgjigjet “disa herë më ashpër”, nëse do të ketë provokime prej Koresë së Veriut.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë.

Në një fjalim të mbajtur para Asamblesë Supreme Popullore – parlamentin verikorean – Kim ka thënë se Kushtetuta duhet të ndërrohet për t’i edukuar verikoreanët që Koreja e Jugut është “armik kryesor”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit