-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Margariti i dorëzon kulturën Gonxhes: E kam bërë me shumë dashuri

Kryesoret

Një ditë pas shkarkimit zyrtar nga Parlamenti, ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas krijimit të ministrisë së re, asaj të Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës. Pasi i ka dorëzuar dikasterin Gonxhës, Margariti shkruan se sot mbyll misionin e saj 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës, të cilën e quan një rrugëtim të jashtëzakonshme.

“Sot përmbyll misionin tim 5-vjeçar në krye të Ministrisë Kulturës. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që më rriti si njeri dhe si profesioniste. I jam falenderuese kryeministrit Rama për besimin, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë, stafit të Ministrisë së Kulturës dhe kujtdo që na mbështeti në punën tonë, që e kemi bërë me shumë dashuri!

Sot jam e nderuar që i kam shërbyer kulturës këto 5 vite; krenare për gjithë sa bëmë e do të vijohet nga pasardhësi; krenare për imazhin dhe jehonën e bukur që ka sot kultura shqiptare, si kurrë më parë! Suksese Ministrit Gonxhe në sfidën e re në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit