Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas akuzave nga Luiza Gega se nuk ka marrë shpërblim për një garë. Dikasteri në fjalë thotë se atletja Gega ka marrë 13 shpërblime në bazë të rezultateve që ka arritur.
“Atletja jonë Luiza Gega, është mbëshetur gjatë dy viteve të fundit me 13 shpërblime për 10 gara ndërkombëtare, bazuar në arritjet e saj, që nga niveli Botëror deri te ai Ballkanik, pesë prej të cilave janë shpërblime për arritjet e vitit 2023. Do të vijojmë edhe gjatë këtij viti, duke qënë dhe një vit olimpik, mbështetjen për sportistët tanë elitarë” mbyllet njoftimi.