Shkarkimi i Jose Mourinhos ishte një surprizë për botën e futbollit, pavarësisht paralajmërimeve të drejtuesve të Romës askush nuk mendonte se “Thë Special One” do detyrohej të linte frerët e ekipit.
Presidenti Dan Friedkin udhëtoi nga SHBA drejt Romës për t’i komunikuar vendimin trajnerit. Edhe për lojtarët ky ishte një vendim disi surprizë, që u mësua stërvitjen e sotme.
Një largim i forcuar që ka bërë të shpërthejë në lot portugezin. Si Mourinho dhe ndihmësi Salvatore Foti janë parë në lot gjatë përshëndetjes me tifozët, me këta të fundit që kanë kënduar në kor emrin e Mout, i cili është kapur nga kamerat teje i prekur dhe mes lotëve përshëndeti Romën e tij.