Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
Pasztory me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se mirëpret fillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Ndër të tjera bën me dije se gjatë ditëve në vijim do të ketë takime gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.
“Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme”- shprehet përfaqësuesja e OSBE.
Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore @DGjiknuri @enkelejdalibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga @osceinalbania& @OSCE/odihr. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme https://t.co/MQip07Bmeg
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 16, 2024