Moderatorja e njohur Roza Lati u bë pjesë e Big Brother Vip të shtunën e kaluar ku ka treguar deri më tani disa detaje për jetën e saj.
Teksa po bashkëbisedonte me Riken në dhomën e gjumit ajo tha se nuk dëshiron te ketë një lidhje dashurie me një personazh VIP.
Roza gjithashtu teksa filiste për lidhjet me Vip-at rikujtoi lidhjen me këngëtarin Stine por pa i përmendur emrin.
Moderatorja është pyetur nëse ka një lidhje jashtë, ku Roza ka mohuar që të jetë në një marrëdhënie.
Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?
Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.