Deputetët e Rithemelimit e nisën sesionin e ri në Parlament me kaos dhe zhurmë, duke iu kthyer zakonit të vjetër.
Pasi opozita paralajmëroi sërish se nuk do të lejojë mbajtjen normale në parlament, PS do të zhvillojë online mbledhjen e 3 komisioneve.
Grupi i Bardhit dhe Berishës u mblodhën në kryesinë e Kuvendit në orën 9:00 për të diskutuar vijimësinë e aksionit si dhe për të qenë prezent në komisionet parlamentare, për të mos i lejuar zhvillimin normal të tyre në rast se do të mbaheshin fizikisht.