José Mourinho nuk është më trajner i Romës, klubi ka vendosur ta shkarkojë pas humbjes kundër Milanit në San Siro të dielën. “Falënderojmë José në emër të të gjithëve për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij në.
Ne do të mbajmë gjithmonë kujtime të shkëlqyera për menaxhimin e tij, por besojmë se, në interesat më të mira të klubit, një ndryshim i menjëhershëm është i nevojshëm. I urojmë Jose dhe bashkëpunëtorëve të tij më të mirën për të ardhmen”.
Tashmë pritet të vendoset se kush do ta drejtojë Romën deri në fund të sezonit, ku në njoftimin për shtyp të klubit saktësohet gjithashtu se trajneri i ri i ekipit do të emërohet së shpejti.
Tifozët ëndërrojnë zbarkimin e Daniele De Rossi-t, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje të brendshme (Bruno Conti apo Alberto De Rossi), por mund të mbërrijë edhe një goditje befasuese.
Me mbërritjen në verën e vitit 2021, Mourinho largohet me një trofe në Konferencë League, një humbje në finale të Ligës së Evropës dhe një paraqitje në ligë që është ende shumë zhgënjyese.