Pas sulmit të hakerave iranianë mbi administratën e Kuvendit, ka ardhur një reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke bërë me dije se po ndihmon Shqipërinë lidhur me sigurinë kibernetike.
Ndër të tjera DASH tha se dënon sulmin kibernetik mbi aleatin e tij të NATO-s, Shqipëria.
Ndërsa Grupi i Hakerave iranianë (Homeland Justice) disa ditë më parë tha se zotëron të gjitha bisedat e anëtarëve të korruptuar të qeverisë, dhe nëse do të shpërfaqen, ata do të ndihen të turpëruar për veprimet e tyre.
Reagimi i DASH
Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme dhe dënojnë aktivitetet kibernetike dashakeqe kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara po e ndihmojnë në mënyrë aktive Shqipërinë në sigurinë kibernetike.Si aleatë të NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria diskutojnë dhe koordinojnë shqetësimet e përbashkëta të sigurisë. Ne mbetemi vigjilentë për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe shqiptarë









