-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku flet për ekonominë shqiptare: Paraja e pisët po na shkatërron

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku nëpërmjet një videomesazhi në Facebook ka analizuar se si qeveria po shkatërron ekonominë shqiptare që nga shkatërrimi i industrisë fason deri te të rinjtë që iu duhet 50-60 vite për të blerë një banesë.

Sipas Tabakut krimi i organizuar që po mbështet Shqipërinë po shkatërron ekonominë shqiptare.

“Kjo është sfida reale që ka sot Shqipëria! Sfida sesi mundet që dikush me punë të ndershme, me investim, me para reale jo paratë e krimit, të krijojë një model sesi mundet qeveria të kalojë ngërcin ku është futur, në modelin ekonomik që nuk prodhon asgjë përveç korrupsionit dhe të fokusohet në një model që investon tek puna, dija, teknologjia. Jam e sigurt që nuk do i kemi më statistikë të rinjtë që largohen, vetëm nëse bëhet prioritet dhe krijojmë një model të ekonomisë reale dhe jo ekonominë e krimit” u shpreh deputetja demokrate në reagimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit