Opinionistët e Big Brother VIP3 ndanë mendimet e tyre në lidhje me banorët që ndodhen prej 72 orësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Fillimisht ishte Arbër Hajdari ai i cili u shpreh se banorët e kanë nisur më shpejt seç duhet lojën, ndërkohë kanë kaluar vetëm shumë pak kohë.
“Aty është jetë në komunitet dhe nuk mund të shikohet sikur jetojnë në shtëpinë e tyre. Mendoj që e kanë nisur Big Brother-in shpejt. Por dua tu them që Big Brother-i është i shkurtër dhe duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën e komunikimit”, tha ai.
Më pas Ori Nebiaj shprehu mendimin e saj duke theksuar se loja ka nisur shumë fuqishëm.