Banorët e fshatit Çërravë dolën sot në rrugë, duke kërkuar lirimin e Kevi Muçollarit, i arrestuar pas një incidenti gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Ata pretendojnë se arrestimi ka motive politike dhe lidhet me mbrojtjen e tokave të fshatit, ku parashikohet të vendosen panele diellore.
“Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe arrestimi i tij ishte politik. I bëjmë thirrje prokurorisë ta lirojë sa më shpejt,” tha një nga protestuesit.
Banorët paralajmërojnë se nuk do të ndalen deri sa Muçollari të lirohet dhe vendimi për panele të rishikohet. Arbër Male, këshilltar i pavarur.
“Edhe pse u provokua nga një këshilltar, ai po largohej. Arrestimi i tij është me urdhër politik. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë menjëherë Kevi Muçollarin.”
Situata ka tensionuar fshatin, ndërsa banorët paralajmërojnë protesta të mëtejshme.









