Aktivistët e shoqërisë civile në Lezhë kanë bërë një postim në rrjetet sociale ku kanë deklaruar se mëngjesin e datës 18 janar do të organizojnë një protestë kundër marrëveshjes së emigrantëve.
Postimi i plotë:
Me 18 Janar, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese do vendosë mbi marrëveshjen me qeverinë italiane për vendosjen e kampit të refugjatëve në Lezhë. Bashkë me aktivistë që e kanë ngritur çeshtjen, do të jemi duke protestuar para Gjykatës.
Për këtë arsye marrëveshja shkel dy parime bazë kushtetuese:
Ndarjen e pushteteve dhe të drejtat e njeriut. Nënshkrimi i marrëveshjes ishte kompetenca e Presidentit, jo e Kryeministrit. Trajtimi që do ju bëhet emigrantëve është kundra të drejtave të njeriut, siç edhe e ka konstatuar më herët Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Shkeljet janë të qarta dhe ne presim që Gjykata të marrë një vendim të drejtë.