Ditën e sotme në Krujë do të zhvillohet mbledhja dhe analiza për punën e drejtorisë së Policisë së Tiranës për vitin që u mbyll. I pranishëm dhe në krye të analizës do të jetë vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
E njëjta strategji do të ndiqet edhe me drejtoritë e tjera vendore të policisë. Analiza pritet që të shoqërohet me lëvizje në policinë e shtetit.