Të dhënat e INSTAT për indeksin e harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane- tregojnë se çmimet në Shqipëri u rritën më shpejt në dhjetor se në BE.
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,5%.
Sipas metodës së INSTAT, po për të njëjtin muaj fiksohej në 4%. Mesatarja e rritjes së çmimeve në bashkimin Europian po për dhjetorin ishte 3.4%, ose 1.1 pikë përqindje më pak se në Shqipëri.
Shqipëria u rendit e 11-a më e shtrenjta në Europë për rritjen e çmimeve, ndërsa një vit më parë ishte ndër pesë vendet me rritjen më të ulët të çmimeve.
Transporti global nën presion, sulmet në Detin e Kuq do të rrisin çmimet?