-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Galatasaray na rrëmben “Topin e Artë”, Megi Doçi zyrtarizohet në Turqi

Kryesoret

Megi Doçi futbollisja e cila me fanellën e Vllaznisë dominoi kampionatin shqiptar të femrave ka konfirmuar transferimin e saj “surprizë” në Turqi.

27-vjeçarja ka firmosur me ekipin e Gallatasaray, duke hedhur një hapë në madh në karrierën e saj.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Galatasaray. Kam luajtur në Champions League më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Champions”, tha Doçi.

Sulmuesja ka pasur një rol kyç në skuadrën shkodrane në sukseset e arritur gjatë këtyre viteve, ndërsa do të mbahet mend për rekordet e saj në futbollin shqiptar ku ka shënuar plot 700 gola.

Në 11 sezone me Vllazninë, Doçi ka fituar dhjetë herë titullin kampion dhe është shpallur fituesja e “Topit të Artë” në Shqipëri disa herë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit