-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes në Kroaci ka njoftuar se do të shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë. Sipas njoftimit thuhet se bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Për Elvis Miqshqin ky është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacioneve të KFOR-it.
Para nisjes ai u shpreh se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë përgatitu mirë dhe janë të gatshëm për të bërë të gjitha detyrat si dhe të përfaqësojnë me profesionalizëm ushtrinë kroate dhe Kroacinë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit