-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Paketohet” përtej Adriatikut burri që vrau kunatin

Kryesoret

Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari Gëzim Gjini që akuzohet se organizoi në Dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij, Petrit Cakën.

30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin Gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Për të fshehur vrasjen, Gëzim Gjini, e motra e tij dhe 2 bashkëpunëtorët e tjerë tashmë të vënë në pranga e inskenuan ngjarjen si grabitje ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.

Rezultoi se Gëzim Gjini dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin thirrur prej motrës së tij për të vënë në jetë planin e vrasjes. Autorët mbërritën në Itali në aeroportin e Romës më 10 Dhjetor, ndërsa vetëm 3 ditë më pas u ekzekutua Petrit Caka.

Ishte gruaja e tij që njoftoi karabinierët për ngjarjen duke deklaruar se ka gjetur në shtëpi trupin e pajetë të bashkëshortit të saj, thënie këto që rezultuan të pavërteta. Shkak për realizimin e këtij plani u bënë konfliktet e vazhdueshme mes çiftit, që shpesh herë sipas gruas kishin përfunduar me dhunimin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit