Detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me arrestimin e mjekut Dervish Hasani, i cili akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare prej dy vitesh.
Mësohet se nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup, duke kapur dhe video me përmbajtje për të rritur.
Nga kontrolli i telefonave policia ka zbuluar se të katër presonat e përfshirë në këtë ngjarje kishin një grup “chati” të përbashkët ku shkëmbenin mesazhet dhe videot.
42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.
Policia e arrestoi 42-vjeçarin kur e mitura shkoi në banesën e tij, aty ku ai i linte takim disa herë në javë.