-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema dhe pajisja/ Si u vodhën bankomatet me kartë në Tiranë?

Kryesoret

Tre rumunë erdhën në Shqipëri për të vjedhur nga disa bankomante përmes kartave të klonuara. Rreth 5 milionë Lekë është shuma që sipas policisë kanë arritur që të marrin.

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën. Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të tre rumunë janë identifikuar nga Krimi Kibernetik.

Por si arrinin t’i vidhnin?

Paraprakisht mësohet se rumunët përdornin skemën e klonimit të kartave nëpërmjet pajisjes skimmer. Pajisja ka përafërsisht formën e bankomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar nëpërmjet pajisjeve të tjera për të përdorur më pas për të vjedhur lekët nga bankomati.

FOTO+VIDEO/ Ja kush janë 3 rumunët që vodhën bankat me karta të klonuara

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit