Siç kishim raportuar dhe më parë e ardhmja e Armando Brojas tek Chelsea nuk është më e sigurt, dhe ajo shpresë e shumë tifozëve dhe medias në lidhje me besimin e trajnerit Poccheztino tek talenti i Kombëtares shqiptare tashmë është zbehur.
Chelsea është zyrtarisht i gatshëm të shesë 22-vjeçarin i cili ashtu si klubi është në pritje në ofertës “më të mirë”.
Kur tregu flet për klube si Fulham apo West Ham, “Mirror” ka zbuluar një lajm të bujshëm, emri i Brojas po lakohet tek Bayern Munich.
Tek bavarezët blerja e suksesshme e klubit, Harry Kane nuk njeh rivalë këtë sezon, dhe siguron performanca të larta dhe në vitet e ardhme, por gjermanët duan gjithnjë një sulmues të dytë në radhët e tyre, dhe ndoshta Broja shihet si godtija ideale dhe për të ardhmen.