-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë: Problematikë shqetësuese numri i lartë i rekurseve që s’e kalojnë testin

Kryesoret

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në një reagim për mediat i qëndron deklaratës që bëri në fund të vitit se një problematikë shqetësuese në stokun e dosjeve është numri i lartë i rekurseve që nuk e kalojnë testin e pranueshmërisë. Më tej, tha se avokatët duhet të kuptojnë se Gjykata e Lartë është një gjykatë ligji dhe jo një gjykatë fakti. Propozoi edhe gjoba për avokatët.

Pas reagimeve, Gjykata e Lartë reagoi sërish sot duke deklaruar se “vlerëson rolin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si entitet rregullator i pavarur dhe i përgjegjshëm për të adresuar këtë shqetësim të sajin, me qëllim dhënien e një drejtësie sa më cilësore e të shpejtë, si një nga garantët/dorëzanët për mbrojtjen e të drejtave të individit, si dhe ndihmesën në promovimin e profesionalizmit dhe etikës së shumicës së anëtarëve të saj, që japin çdo ditë kontribut në vendimmarrjen e kësaj Gjykate.

Gjithashtu, jo vetëm Dhoma Kombëtare e Avokatisë, por edhe institucione të tjerë publike, si prokuroria apo Avokatura e Shtetit, duhet të luajnë një rol më aktiv për të ngritur çështje të ligjit përpara Gjykatës së Lartë, me qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, duke ndihmuar kështu jo vetëm në qëndrueshmërinë e saj, por edhe në pakësimin e backlogut/stokut të mbartur në vite si dhe parandalimin e një backlogu/stoku të ri. Kjo përgjegjësi nuk i takon vetëm Gjykatës së Lartë, por të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, brenda dhe jashtë tij, publikë apo privatë.

Rekurset abuzive apo haptazi të pabazuara, marrja e masave ndëshkuese për të cilat është e njohur edhe në legjislacionin e vendeve demokratike, ndikojnë negativisht në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në besimin e publikut në drejtësi” tha Sadushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit