Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka vizituar turin e tij, sot u prit në Mal të Zi nga homologu i tij Filip Ivanoviç .
Të dy ministrat e vendosën fokusin e bisedave në forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve dhe prespektivën për integrimin në BE.
“Vlerësoj angazhimin e Shqipërisë dhe Mal të Zi për aplikime të përbashkëta në fondet e BE. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i urës mbi Bunë, projekt që do nxisë për e zhvillimit të dy vendeve tona. Vendet tona mbeten të angazhuara për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane”, tha Hasani.
Të dy ministrat thanë se është detyrim i përbashkët që të punojnë më shumë për të çuar përpara bashkëpunim rajonal. Në konferencën për mediat, Hasani gjithashtu tha se në fokus mbetet zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dytë të përbashkët të dy qeverive.