-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndez zjarr për t’u ngrohur dhe digjet, vdes çobani në Kolonjë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e të enjtes në fshatin Oseckë, afër Leskovikut. Një person është djegur totalisht në një kasolle që përdorej si stallë.

Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është rreth 40 vjeç. Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40 vjeçari u largua për te kasollja.

Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit