Shtyhet për në datën 2 shkurt seanca paraprake për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për veprën penale e shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën çështja ‘Buka’.
Sipas Prokurorisë Ahmetaj ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës.
Ai ndodhet prej disa muajsh në arrati për vepra të rënda penale që lidhjen me çështjen e incenatorëve. Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.
Avokati i Ahmetajt ka deklaruar sot që SPAK nuk pati ndonjë qëndrim të qartë.
“Kërkesat tona janë që kërkesa për gjykim të deklarohet e pavlefshme, aktet ti rikthen prokurorisë. Prokuroria të detyrohet të njohë mbrojtjen me të gjitha aktet sipas ligjit dhe më pas të fillojë procedura. Qëndrimi i SPAK ishte që nuk pati ndonjë qëndrimet të qartë. Gjykata kërkoi kohën e saj” shtoi avokati i Ahmetajt.