Janë arrestuar në Berat 2 persona pasi siguronin cannabis sativa, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, në lagje të ndryshme të qytetit. Janë vendosur në pranga Ermal Kapo 39 vjeç dhe qytetarin me iniciale R.K 40 vjeç të dy me banim në Berat.
Nga kontrollet në banesën e 39-vjeçarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesën e 40-vjeçarit u gjetën 5 fishekë arme gjahu.
Lënda narkotike dhe municioni luftarak u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas bashkëpunonin për të siguruar sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, e cila më pas ndahej në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.