Reshjet e denduara të shiut dhe era e fortë ka lënë qytetin e Pukës në errësirë.
Siç mësohet qyteti momentalisht është pa energji elektrike, ndërkohë që gjatë paradites ka pasur shkëputje të shpeshta.
Shkak janë bërë defektet e vazhdueshme ne rrjet.
Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur edhe shumë fshatra
Raportohet se në qytet ende nuk është identifikuar defekti, ndërsa në fshatra shkak për mungesën e energjisë, janë transformatorët, bashkimi i përcjellësve dhe këputjet e linjave.