Futbollisti i kombëtares angleze dhe City-t Kyle Walker prej dy vitesh ka zhvilluar jetë të dyfishtë, ndërsa ka mbajtur martesën me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u nda së fundmi, si dhe ka pasur lidhje edhe me modelen Lauryn Goodman, me të cilën ka edhe fëmijë.
“I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Anniet. Kush është babai i vajzës sonë sepse ne duhet të jetonim jetën të lirë në 2024-ën. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë mund të merren vendimet e duhura.
Unë nuk doja të isha unë ajo që do i tregonte të vërtetën Anniet, por Kyle ishte shumë i dobët për t’i thënë asaj. Annie kishte nevojë të dinte të gjithë të vërtetën më parë se ajo histori të bëhej publike.
Kyle ishte i lumtur që e fshihte të vërtetën, pasi kishte dy familje, ai kishte frikë se çfarë mund të ndodhte kur dhe nëse Annie e merrte vesh. Nuk doja që ata të ndaheshin apo të vuanin, por ishte një situatë që duhej të dilte në dritë. Për të mirën e të gjithëve” tha Lauryn Goodman, shkruan The Sun.
Thellohet skandali i futbollistit, e braktisi gruaja pasi mori vesh që kishte 2 fëmijë me dashnoren