Gazetari Drini Zeqo ka reaguar 24 orë pas daljes nga Big Brother duke zbuluar arsyen. Ai thotë se shkak u bë shëndeti i njërit prej anëtarëve të familjes pa dhënë detaje të tjera.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve.
Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”.
Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti” shkruan ai.