-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Musliu: Qeveria s’po ngop dot popullin me bukë e jo më t’i mobilizoj për luftë

Kryesoret

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë ditën e sotme se Qevieria e Kosovës, e cila “s’po mund të ngopë me bukë popullin” sipas saj, nuk mundet as t’i bindë ata për tu mobilizuar për luftë.

Musliu në këtë deklaratë referohet tek situata që po kalojnë Forcat Speciale të Kosovës, ku sipas saj vetëm në ditët e para të vitit mbi 20 ushtarë kanë dhënë dorëheqjen.

“Një popull që s’po mund ta ngopë me bukë, nuk do të mund t’i mobilizojë, ashtu siç po thërret, për luftë. Sot kur po flasë në këtë foltore, për 17 ditë që kanë kaluar të këtij viti, mbi 20 ushtarë të FSK-së janë demobilizuar. Dhe numri është në rritje çdo ditë”, tha ajo, pasi lexoi mesazhin e një qytetari i cili ajo tha se ankohej se s’po mund t’i ushqejë familjarët, e lëre më t’i paguajë faturat e energjisë elektrike.

Musliu iu kërkoi qytetarëve që ta marrin guximin të protestojnë, ndërsa tha se kjo qeveri e meriton të rrëzohet “me dhunë”.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, nëse qytetarët e Gjermanisë marrin guximin, kurajon të dalin dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, pse ju nuk guxoni të dilni t’i kërkoni të drejtat tuaja. Kjo qeveri e meriton me dhunë, qysh ka ardhë në pushtet, me dhunë të shkojë te shtëpia”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit