Dështon mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore. Pas dy vitesh, ishte planifikuar sot në orën 11:00 mbledhja e parë.
Por deputetët e grupit të PD-së, pjesë e krahut të Sali Berishës bllokuan sallën duke kundërshtuar faktin që Enkelejd Alibeajt të jetë bashkëkryetar i opozitës duke nguluar që të zëvendësohet me Oerd Bylykbashin.
Alibeaj nuk ishte i pranishëm, kur bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se aktet vandale, referuar deputetëve të PD-së, nuk e luan.
Zënë karriget në sallë! Grupi i PD bllokon Reformën Zgjedhore: Largoni Alibeajn!
“Në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen… Edhe atë që pretendojnë, Bylykbashin nuk e kishin sjellë, edhe Alibeajn nuk e kishin lënë për shkak të akteve vandale. Është zgjedhje e tyre.
Mbledhje online? Cdo gjë do të njoftohet në kohën e duhur. Do të gjendet një mënyrë që reforma të shtyhet përpara” tha ai. Në sallë nuk kanë munguar tensionet mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit me deputetët socialistë.