-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon “Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Vandalët s’e lejuan Alibeajn!

Kryesoret

Dështon mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore. Pas dy vitesh, ishte planifikuar sot në orën 11:00 mbledhja e parë.

Por deputetët e grupit të PD-së, pjesë e krahut të Sali Berishës bllokuan sallën duke kundërshtuar faktin që Enkelejd Alibeajt të jetë bashkëkryetar i opozitës duke nguluar që të zëvendësohet me Oerd Bylykbashin.

Alibeaj nuk ishte i pranishëm, kur bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se aktet vandale, referuar deputetëve të PD-së, nuk e luan.

Zënë karriget në sallë! Grupi i PD bllokon Reformën Zgjedhore: Largoni Alibeajn!

Në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen… Edhe atë që pretendojnë, Bylykbashin nuk e kishin sjellë, edhe Alibeajn nuk e kishin lënë për shkak të akteve vandale. Është zgjedhje e tyre.

Mbledhje online? Cdo gjë do të njoftohet në kohën e duhur. Do të gjendet një mënyrë që reforma të shtyhet përpara” tha ai. Në sallë nuk kanë munguar tensionet mes Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit me deputetët socialistë.

Demokratët i zënë karrigen, Klosi ikën: Le ta mbajnë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit