Ditën e djeshme policia ka arrestuar kirurgun 42-vjeçar, Dervish Hasi i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur për 2 vite.
Nga hetimet policore ka rezultuar se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe i filmonte duke krijuar video porno. Nga provat që policia gjeti në telefonin e sekuestruar të kirurgut u gjet një chat grup whatsapp-i ku shkëmbeheshin këto video me përmbajtje seksuale.
Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati i të arrestuarit. Në emisionin “Shqipëria Live” ai mohuar akuzat se klienti i tij ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i konsideruar si shpifje.
“Është shpifje. Nuk ka kryer marrëdhënie me vajzën”, u shpreh avokati duke theksuar se “vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma”.