-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista/ Eksperti nxjerr pistën tronditëse: Mjeku me 4 gra, biznesmenë dhe snajpera…

Kryesoret

Dervish Hasi, 42 vjeç me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur. Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet. Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.

42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij. Eksperti Fation Softa në një intervistë për “5Pyetjet.al” thotë se duhet hetuar shfrytëzimi i mundshëm që mjeku mund t’u ketë bërë këtyre vajzave dhe grave për qëllime të ndryshme.

Ai është edhe një person me precedent penal që është i përfshirë në aktivitete të tjera, furnizimi me snajpera dhe lidhja me grupe kriminale, jashtë dhe brenda vendit. Ky njeri me bluzën e bardhë dhe petkun e një besimtari mund t’i përdorë femrat edhe për të arritur qëllime të tjera.

Flasim ndaj institucioneve policore, organeve ligjzbatuese, ndaj biznesmenëve për t’u krijuar atyre akses dhe presion për të arritur edhe qëllime të tjera financiare. Prandaj hetimi është shumë i rëndësishëm. Nuk është rasti i parë kur minorenët po shfrytëzohen dhe përdoren duke dëmtuar brezin e ri. Kemi dëmtimin e një trekëndëshi, familje, shkollë dhe institucionet ligjzbatuese” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit