-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rritja e çmimve dhe pastrimi i parave nuk e shqetëson qeverinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë gjatë një deklarate për shtyp ka folur për rritjen e çmimeve të ushqimeve. gjithashtu meta ka deklaruar se në Tiranë ndërtimi është sektori i cili pastrohen më shumë para dhe shpopullimi mbetet plaga më e madhe ndaj po mbahen sekret rezultatet e cencusit.

“Çmimet e ushqimeve të shportës, pra produktet bazike të konsumit dhe jo vetëm, janë shumë më të larta krahasuar, jo vetëm me fqinjët, por edhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndonëse pagat dhe pensionet në vendin tonë janë disa herë më të ulta.

Vetëm në muajin dhjetor produktet ushqimore u rritën me 6.7%, duke i rënduar edhe më shumë kostot familjare, veçanërisht të shtresave më në nevojë dhe të atyre që mbijetojnë me ndihmë ekonomike.
Sektori i ndërtimit është sektori i preferuar i pastrimit të parave të pista të krimit dhe të korrupsionit dhe kjo u konfirmua edhe nga investigimi më i fundit në media sipas të cilit në Tiranë janë mbi 51.000 apartamente të pabanuara, ndërkohë që çmimet për m2 dhe kullat shtohen me ritme të jashtëzakonshme.

Shpopullimi vijon të mbetet një nga plagët më të mëdha nga “Rilindja” dhe qeveria Rama i ka shkaktuar vendit dhe një nga arsyet pse ende po mbahen të fshehta rezultatet e Censusit”, është shprehur Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit