-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po vijnë vërshime të ujit”! Njoftimi me rëndësi: Ky është qarku ku do të ketë përmbytje

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se në dita e shtunë do të ketë reshje shiu dhe dëbore në disa zona të vendit. Parashikimi është bërë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave dhe Mbrojtja Civile kërkon nga bashkitë të marrin masa.

Përgjatë Ultësirës perëndimore dhe në zonat urbane reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në të gjitha qarqet. Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Elbasanit.

Në qarqet e tjera të vendit priten reshje intensive dhe mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sipas  parashikimit, më datë 21.01.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve te shiut dhe do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet malorë në veri-verilindje dhe juglindje. Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit