Sokol Mjacaj i cili është dënuar me burgim të përjetshëm ka folur për ekzekutimin e Arben Lleshit brenda burgut në Peqin, dhe gjithashtu plagosi Indrit Shaqjen është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Mjacaj sipas të njëjtave burimeve ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat. Sokol Mjacaj sakaq ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”.
Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe, dorëzoi armën dhe u arrestua një orë pas ngjarjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë.