-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Vendimi i SPAK-ut: Ja pse s’e lejojmë Berishën të shkojë në Parlament

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë Parlament. Dy ditë më parë, ish-kryeministri kërkoi leje me argumentin se do të përfaqësonte zgjedhësit në detyrën që i kanë besuar, por SPAK e refuzoi. SPAK listoi arsyet pse nuk lejohet Berisha.

“Ndodhur në këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ashtu siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë.

Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij.

Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi bazë të të cilave ka çmuar caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duhet të mbizotërojnë, në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për të marrë pjesën në punimet e Kuvendit” thotë SPAK-u.

Prej 22 ditësh lideri i opozitës është në arrest shtëpie për shkak të hetimeve për dosjen “Partizani”. Nëse për gjashtë muaj nuk shkon në Kuvend i digjet mandati. Javën që vjen do të merret në merret në pyetje për herë të parë nga SPAK-u.

SPAK rrëzon Berishën: Nuk lejohet të shkosh në Parlament

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit