-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj merr një tjetër goditje në arrati

Kryesoret

Zbardhet vendimi. Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj mori një tjetër goditje në arrati ku ndodhet. Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin që rrëzoi kërkesën e tij për të marrë në shqyrtim vendimin e Gjykatës së Lartë që la në gjyqi vendimin e Apelit për kontrollet e bëra nga SPAK-u vitin e kaluar.

Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta e rrëzoi Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO. Me faktin që edhe Kushtetuesja nuk e kaloi në shqyrtim kjo çështje vuloset.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Prej muajit korrik të vitit të kaluar ndodhet në arrati dhe pak ditë më parë iu dogj mandati i deputetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit