Edhe mjetet borëpastruese janë duke hasur probleme si pasojë e motit të keq që ka goditur vendin ditën e sotme.
Në rrugën e Kombit një mjet borëpastrues u përmbys gjatë punës në afërsi të tunelit të Kalimashit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave që kanë mbërthyer rrugët.
Drejtuesi i mjetit nuk mori asnjë lëndim fatmirësisht por u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rënda për largimin e mjetit të përmbysur nga rruga.
Aktualisht rruga e kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet qe drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.