Erzeni humbi ditën e sotme 0-1 përball Vllaznisë, në një ndeshje të ekuilibruar me raste të shumta për të dy ekipet.
Gjithçka u vendos me një gol në minutat e fundit. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës. Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në toka dhe marrë ndihmën mjekësore.
Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. Vllaznia me 32 pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa Erzeni me 22 pikë mbetet në vendin e tretë nga fundi.