-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet Sanduloviç, tregon torturën dhe arsyen e homazheve

Kryesoret

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviç, deklaroi në një intervistë për RTK-në, se nuk ka kryer asnjë vepër penale për çka akuzohet.

Sanduloviç paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën qe e ka përjetuar.

Sanduloviç, i cili është në përkujdesje në shtëpi pas lirimit nga paraburgimi, tha se i është nënshtruar dhunës disa orëshe nga pjesëtarët e BIA-s. Si pasojë, ai ka tani lëndime të rënda trupore.
BIA dhe prokuroria mohuan se Sanduloviq i është nënshtruar torturës.

Ai akuzohet “për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jotolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kjo pasi në rrjetet sociale, Sanduloviç njoftoi se ka kërkuar falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka vendosur lule në varret e familjes Jashari në Prekaz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit