-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasjet e “21 Janarit”, Braçe: Pushkatim pa gjyq! Prokuroria mban peng dosjen

Kryesoret

Thirrje për drejtësi për viktimat e 21 janarit ka bërë dhe deputeti socialist Erion Braçe.

“Pushkatim pa gjyq” shprehet Braçe për vrasjen e katër protestuesve, ndërsa vë në dukje faktin se drejtësia nuk ka bërë asnjë hap për ndëshkimin e urdhëruesve, pavarësisht vendimit të Strasburgut që kërkon hetim të plotë të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje.

Braçe thotë se Prokororia e Tiranës po  e mban dosjen peng dhe se nuk shpall as moskompetencë.

“Gjaku nuk është ujë! Gjaku nuk behet ujë! Gjaku duhet të bëhet drejtësi! 21 janari nuk është një dite e zakonshme. Është një dite e përgjakshme!

Shteti, qeveria, forca te armatosura dhe nen komande te saj, ne një zinxhir urdhrash në zinxhirin komandues të shtetit, pushkatuan pa gjyq, përmes përdorimit te forcës vdekjeprurëse, katër protestues-Ziver Veizin, Hekuran Deden, Faik Myrtajn, Aleks Nikën, protestues paqësor e te pa armatosur!

Edhe ky vit nisi pa drejtësi për ta! Vjet Gjykata e të Drejtave te Njeriut, vendosi ti kërkojë drejtësisë shqiptare-hetim të plotë dhe efektiv të zinxhirit komandues të shtetit të përfshirë në vrasje! Asgjë nuk ka ndodhur!

Prokuroria e Tiranës vijon të mbaj dosjen peng dhe te refuzoj çdo prove, çdo sugjerim, çdo vendim-përfshirë vendimin e gjykatës evropiane, për te hetuar zinxhirin komandues te shtetit.

Pra, as heton pushkatimet e zinxhirit komandues te shtetit, as lëshon dosjen e kompetencën mbi te! Është një tmerr qe ky prokurori e konsumon me zë te ulet që mos ta dëgjoj Sali Berisha!

Ndërkohë; po minon çdo përpjekje ne këtë vend për te patur drejtësi të drejte, të barabartë dhe efektive! Është e thjeshte; të shkojë kush te dojë ne burg, nëse nuk hetohet zinxhiri komandues i shtetit, përfshirë ne vrasjen e katër protestuesve ne 21 janar, ky vend mund te ketë gjithçka, por jo drejtësi”, shkruan Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit