Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në takimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizimi-Asosacionit BE-Shqipëri ka folur për rastin e Fredi Belerit ku ka shprehur se kjo është një çështje që i takon drejtësisë shqiptare dhe jo asaj evropiane.
Ai ka theksuar se ka ikur koha kur gjykatat trajtoheshin si përkatësi partiake dhe Shqipëri a do të vazhdojë rrugën e reformave.
Ministri Hasani veç këtij debati, vlerësoi mbështetjen institucionale që Parlamenti Evropian ka dhënë ndaj Shqipërisë ndër vite, për përparimin në rrugën e integrimit evropian, duke vënë në dukje se raporti i fundit i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i miratuar nga shumica dërrmuese e seancës plenare, është një dëshmi e fortë e kësaj mbështetjeje.
Gjithashtu ministri u ndal edhe te çështjet e luftës në Rui dhe Ukrainë si dhe te siguria e Ballkanit.
Ministri e vlerësoi faktin që BE-ja e ka shtuar fokusin e saj tek gjeopolitika dhe elementi i sigurisë.