Disa të shtëna janë raportuar në fshatin Bruz të Krujës ku mësohet se ka mbetur i plagosur Agron Asllani i cili është rreth 40 vjeç.
I plagosuri ka marrë një plumb në krahë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës.
Dyshimet për atentatorin rëndojnë mbi një bashkëfshatar dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Kujtojmë se, autoambulanca ka mbërritur deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.